Toronto shumë e fortë për Boston NULL NULL 05.04.2018 15:02 05.04.2018 15:02 Skuadra nga Air Canada Centre ka mposhtur të përzgjedhurit e Brad Stevens me gati njëzet pikë dallim, në një ndeshje që qysh nga fillimi i takoi asaj Toronto Raptors ka mposhtur rivalët e Boston Celtics me rezultatin 96-78 duke e blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Për të dyja këto skuadra kanë mbetur edhe katër ndeshje nga sezoni i rregullt me Toronto që ka tre fitore më shumë së Celtics. Ekuilibri mes dy skuadrave në parket zgjati për pak më shumë se një periodë, kjo sepse në mesin e fraksionit të dytë, Toronto mori frenat e lojës në dorë. Për Boston që këtë radhë e ndjeu më shumë se kurrë mungesën e Kyrie Irving, më të mirët në parket ishin Marcus Morrids me 21 pikë dhe Greg Monroe me 17 pikë. Toronto nga ana e tij tregoi forcën e grupit, me De Rozan shënoi 16 pikë, ndërkohë që Van Vleet dhe Ibaka e mbyllën sfidën me 15 pikë secili.