Tornadot mbysin 23 njerëz dhe shkatërrojnë Misisipin NULL NULL 25.03.2023 13:10 25.03.2023 13:10 Mbi 23 njerëz kanë vdekur pasi tornadot kaluan në shtetin amerikan të Mississippi të premten mbrëma. Kurse, më shumë njerëz mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Tornadot shkaktuan shkatërrime në disa qytete rurale, ku pemët dhe linjat e energjisë u shkatërruan dhe u raportuan dhjetëra mijëra ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv. Disa shtete të tjera jugore janë gjithashtu të përgatitur për stuhi të fuqishme. Breshër në madhësinë e topave të golfit dhe reshje të dendura shiu janë raportuar në disa zona të shtetit. Banorët e Rolling Fork, një qytet i vogël në Misisipin perëndimor, thanë se një tornado theu dritaret nga pjesa e pasme e shtëpive të tyre. Dëmet në zonë raportohen të jenë veçanërisht të rënda. Njerëz të tjerë u bllokuan në grumbuj rrënojash, ndërsa disa njësi të zbatimit të ligjit janë të pagjetur në qarkun e Sharkey. Një parashikues lokal i motit, i shqetësuar nga forca e një tornado që do të godiste qytetin e Amery, ndaloi për një moment parashikimin e tij televiziv për të ofruar një lutje për banorët e qytetit. Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, shkroi në Twitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po ofronin mbështetje mjekësore për të prekurit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e 9-të në Wimbledon: Britaniku i fundit në garë përballet me kampionin në fuqi 5 minuta më parë
Kosova Policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin 13 minuta më parë
Kosova “Edhe nëse ishte i dehur, nuk e justifikon dhunën, e aq më pak vrasjen”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut (VIDEO) 16 minuta më parë