Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Torino eliminoi Romën nga Coppa Italia, debutoi me gol talenti 16-vjeçar Arena

NULL NULL
13.01.2026 23:10

Torino mundi Romën 3:2 dhe u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku do të luajë kundër Interit në San Siro në fillim të shkurtit.

‘Granata’, që drejtohet nga ish-trajneri i Lazios, Marco Baroni, kishte fituar tashmë në Stadio Olimpico në kampionat kundër ekipit të Gasperinit, me të cilin do të përballet në shtëpi të dielën e ardhshme në xhiron e 21-të Serie A.

Che Adams e theu barazimin me një gjuajtje nga jashtë zonës në pjesën e parë dhe, pasi Mario Hermoso kishte barazuar përkohësisht rezultatin sapo nisi pjesa e dytë, Che Adams realizoi sërish gol, përsëri me asist nga Vlasiq.

Gasperini futi në lojë sulmuesin e ri Antonio Arena (i lindur në vitin 2009, 16-vjeçar), i cili hyri në fushë në vend të Bailey dhe shënoi menjëherë golin e parë në karrierën e seniorit për ta bërë rezultatin 2:2.

Por në minutën e 90-të, Emirhan Ilkhan e vuri Olimpicon në akull dhe e mbylli rezultatin në 2:3.

lajme të ngjashme