Torcida nga Mitrovica feston sot 38-vjetorin e themelimit NULL NULL 20.03.2022 13:55 20.03.2022 13:55 Tifozët nga qyteti i Mitrovicës, “Torcida” festojnë sot 38-vjetorin e themelimit. “Torcidat” janë një prej tifozerive më të mëdha kosovare, që janë që 38 vite në tribunat dhe në palestrat ku luan ekipi i tyre, Trepça. Këtë njoftim e kanë bërë të ditur vet tifozët përmes një postimi në Facebook, ku kanë shkruar se duhet unifikim dhe bashkim i të gjitha gjeneratave, njofton Klankosova.tv. “Çdo sakrificë për ty i’a vlen! Urime 38 vjetori te gjithe anetareve te Torcides, atyre te mehershem, te sotem dhe atyre qe do vijne. Sakrifica e te gjitheve e mundesoj qe t’vazhdojme t’i dominojm tribinat. Me shume se kurre na duhet unifikimi dhe bashkimi i te gjitha gjeneratave”, kanë shkruar Torcidat në Faceobok. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.