“Topçinjtë” shesin sulmuesin brazilian NULL NULL 10.06.2025 08:01 10.06.2025 08:01 Gabriel Martinelli dhe Marquinhos. Foto: arsenalpics Arsenali ka konfirmuar se sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga klubi për një marrëveshje të përhershme me klubin tjetër. Marquinhos, 22-vjeç, kaloi në Londrën veriore nga Sao Paulo për 3 milionë funte gjatë verës 2022, por pati vetëm pak paraqitje nën Mikel Artetan. Debutimi i Marquinhos ishte për mbamendje, pasi ai shënoi dhe asistoi në fitoren e ekipit në Europa League ndaj FC Zurich shtatorin e vitit 2022, para se të bënte debutimin edhe në Premier League kundër Brentford atë muaj. Megjithatë, sulmuesi i krahut luajti vetëm katër herë për ekipin senior të Arsenalit dhe u huazua katër herë, në Nantes, Norwich City, Fluminense dhe Cruzeiro. Në deklaratën e “Topçinjve” thuhet se “Të gjithë në Arsenal e falënderojnë Marquinhos për kontributin e tij në klub dhe i dëshirojnë atij më të mirën për të ardhmen”. “Evening Standard” raportoi se Arsenali do të marrë rreth 2.5 milionë funte nga shitja e sulmuesit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025