Topalli: Abetarja mollë e ndaluar në Luginë NULL NULL 08.05.2015 14:53 08.05.2015 14:53 Faton Topalli: Abetarja është molle e ndaluar në Luginën e Preshevës, ajo është e censuruar. Ata përdorin abetare ilegalisht si në kohën e Pandeli Sotirit. Debati në Parlamentin e Kosovës rreth gjendjes së arsimit në Luginë Preshevës ka përplasur opinionet e deputetëve nga pozita dhe opozita. Faton Topalli, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se në Luginën e Preshevës abetarja shqipe mund të përdorët vetëm ilegalisht, përndryshe nuk është e lejuar. “Abetarja është molle e ndaluar në Luginë , ajo është e censuruar. Ata përdorin abetare ilegalisht si në kohën e Pandeli Sotirit, atë mësojnë vetëm 30 % të historisë së tyre pasi qeveria serbe nuk i lejon. Nxënësit ende mësojnë duke marr shënime”. Topalli dha se qeveria e Kosovës i ka zhgënjyer pritjet e popullit atje. “Ata kanë shpresuar se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës , kuvendi , qeveria do të bëjnë më shumë për atë pjesë,njohja e diplomave nuk aplikohet në praktikë. Hapat e ndërmarra deri tani janë më shumë formal se sa përmbajtjesor”, Por, deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, ka siguruar Topallin dhe të gjithë dyshuesit se rekomandimet e dhëna do të realizohen. “Janë paragjykime nga ata që thonë se këto rekomandime nuk do të zbatohen, e jona është që të marrim vendime, e këto vendime të zbatohen duke i bërë presion qeverisë”. Nëse nuk zbatohet është Kuvendi që duhet ta thërret ministrin e Arsimit ose kryeministrin në interpelancë kësisoj të zbatohen këto rekomandime për Luginën e Preshevës. Ajo çfarë ka bërë komisioni për arsim është që e ka ngrit këtë çështje dhe e ka sensibilizuar gjendjen e arsimit në luginë por duhet edhe komisione tjera ta vizitojnë Preshevën”, tha Haxhiu Sot më herët gjatë seancës, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se pos kurrikulave ministria e tij do t’i furnizojë edhe me romane e lektyra që bibliotekat atje të jenë të mbushura me libra shqip. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 17 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 18 orë më parë