Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

TOP dhjetëshja e pagave javore

NULL NULL
20.05.2015 17:43
Investimet dhe shumat e mëdha të parave e bëjnë futbollin sportin më të paguar ekipor.

Skuadrat që shpenzojnë më së shumti për pagë javore për yjet e veta janë këto:
10. Arsenali me 109.123 euro me pagë mesatare për javë. Gunners pozicinohen në këtë pozitë, që është më larg me rivalët e tyre si Chelsea, Manchester City dhe United.

9. New York Yankees, me 114.762 euro. Në këtë top dhjetëshe Yankees janë skuadra që ka shpenzuar më së paku nga të gjitha të tjerat këtë sezonë.

8. Chelsea me 117,172 euro për javë. Kampioni i ri  Premier League ka pagë javore më të vogël sesa dy skuadrat tjera nga Manchesteri.

7. Bayern Munchen ka 131.560 euro pagë mesatare javore për lojtarët e vet. Kampionët gjerman qëndrojnë prapa skuadrës Manchester United e cila është në luftë për pozitën e katërt në Angli.

6. Manchester United me pagë mesatare javore 137.783 euro. Skuadra e Luis van Gaal këtë sezonë nuk pati paraqitje që kjo skuadër në të kaluarën ka pasur. Pavarësisht kësaj lojtarët e saj paguhen mjaftë mirë.

5. LA Dodgers paguan 137.800 euro pagë javore. Dodgers në këtë list gjenden të parët nga skuadrat që nuk luajnë futboll, pas tyre në sportin e Baseball gjendet në pozitën e nëntë New York Yankees.

4. Barcelona paguan 138.853 euro për javë. Kampionët e Spanjës kanë shpenzuar këtë sezonë mjete të mëdha, që ë bënë të ngritet për pesë pozita     më lart në këtë ranglistë.

3. Manchester City është kampione në Angli  në këtë aspekt. Citizens paguajnë 147. 669 euro pagë mesatare javore për yjet e saj.

2 .Real Madrid me 148.998 euro pagë javore që e bënë skuadrën e parë spanjolle sa I përket pagesave të majme për yjet e vet.

1. Kurse ekipi në të cilin lojtarët kanë përfitmet më të mëdha është skuadra franceze, Paris Saint German. Paga mesatare javore është 155.998 euro. PSG qëndorn më mirë sesa Real Madrid dhe Manchester City që viteve të fundit kanë qenë në krye të kësaj liste.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.