Toni Kuka: Pas Rio 2016, mendova që do ta kem më lehtë, doli e kundërta (VIDEO) NULL NULL 08.08.2021 23:11 08.08.2021 23:11 Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se pas Lojërave Olimpike “Rio 2016” e ka menduar se do ta ketë më të lehtë të ndërtoj një ekip, por ka thënë se nuk i ka dalë ashtu, por krejt e kundërta. “Pas Lojërave Olimpike në Rio kam menduar se do ta kem më të lehtë nëse ndërtoj ekip, por nuk me ka dalë ashtu, me ka dalë krejt e kundërta”. Kuka thotë se me garuesit të cilët Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ishte shumë e vështirë për tu menaxhuar. “Kemi shkuar me pesë norma olimpike, secili potencial për medalje dhe truri im është dashur të u përgjigjet kërkesave të pesë garuesve kulminant në të gjitha aspektet dhe ishte shumë e vështirë për tu menaxhuar”, është shprehur Kuka në “Sports Shoë”, njofton Klankosova.tv. “Normalisht, kur pritshmërit në Kosovë dhe krejt popullin shqiptar, në lojëra olimpike për medalje vijnë pikërisht për ne, për mua si trajner dhe të gjithë garuesit, atëherë nuk është e lehtë për tu menaxhuar dhe për fat të mirë nuk kemi pasur lëndime në këtë etapën e fundit”.