Toni Kuka e quan mbretëreshë të Evropës Distria Krasniqin pasi u shpall kampione në Evropian NULL NULL 25.04.2024 18:45 25.04.2024 18:45 Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Pas fitores në finale, Krasniqit i ka thurur lavde trajneri Toni Kuka, duke e quajtur atë “Disi, mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur”. “Kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jetën! Xhudo gjithmonë dhe kurdoherë për shtetin e popullin Shqiptar me punë e sakrificë”, shkroi Kuka, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se xhudo e Kosovës është institucioni më i fuqishëm i vendit e bëri thirrje që kjo të mos harrohet asnjëherë.