Tomiyasu operohet me sukses NULL NULL 21.03.2023 18:29 21.03.2023 18:29 Arsenali do të mbetet pa njërin nga lojtarët kryesor deri në fund të sezonit. Kjo pasi mbrojtësi Takehiro Tomiyasu i është nënshtruar një operacioni, shkaku i një lëndimi që ka pësuar në gjurin e djathtë. “Tomiyasu pësoi një dëmtim në gjurin e tij të djathtë, ai ka pasur një operacion të suksesshëm në Londër të martën dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni”, ka konfirmuar klubi londinez. Tomiyasu ka zhvilluar 32 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me dy asistime. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025