Tomë Gashi: Ekspertiza për rastin e Astrit Deharit është kryer, Ministria e Drejtësisë nuk e publikon raportin NULL NULL 15.10.2019 12:02 15.10.2019 12:02 Avokati Tomë Gashi, ka thënë se Instituti Zviceran në të cilën është dërguar për hetim rasti i Astrit Deharit, ka publikuar raportin të cilin e ka edhe Ministria e Drejtësisë. Ai theksoi se pikërisht tani dihet pse u vra Astriti. Gashi shtoi se ky raport nuk po publikohet nga Ministria. Postimi i plotë: Astrit Erdhi Dita…! Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vijë dita në 2019, këtë ai e parashikoi edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019. Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjës VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lenë…! Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para dites së fitores së Lëvizjës VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019. Pse nuk e bëjnë publike …! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.