Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tom Hanks: ‘Turp për ju’ nëse nuk bartni maska

NULL NULL
02.07.2020 14:38

Një nga personat më të famshëm në botë që u prek me Covid-19 raportohet se ka bërë të ditur ndjenjat e tij për ata që nuk mbajnë maska.

Aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij, aktorja / këngëtarja Rita Wilson, ishin dy nga të famshmit e parë që njoftuan se kishin marrë virusin sipas People dhe Hanks tani po u bën thirrje njerëzve të bartin maska.

Revista raporton se Hanks foli për maskat  gjatë një konference për shtyp për filmin e tij “Greyhound”, i cili debuton më 10 korrik në Apple TV +.

“Ka vërtet vetëm tre gjëra që mund t’i bëjmë për t’i arritur nesër: Bartni një maskë, distanca sociale, lani duart,” u citua të ketë thënë ai, përcjell CNN, transmeton Klan Kosova.

“Këto gjëra janë kaq të thjeshta, kaq të lehta, nëse dikush nuk mund t`i praktikojë ato tre gjëra shumë themelore – Unë thjesht mendoj se është turp për ju”.

Hanks dhe Wilson u diagnostikuan – dhe u karantinuan – derisa ishin në Australi në muajin mars.

Tani Hanks po u bën thirrje njerëzve që të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme