Tmerri i Spitalit të Pejës NULL NULL 08.05.2015 08:38 08.05.2015 08:38 Reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës ka prodhuar skena të dhimbshme, kur një grua 24 vjeçare abortoi pa u asistuar fare nga stafi mjekësor, përkundër se ishte e hospitalizuar. Një grua, A.Ç. (1991), nga rajoni i Pejës ka abortuar, pavarësisht vullnetit të sajë, në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës. Në momentin kur 24 vjeçarja përjetonte dhimbjet e abortit, përkundër se ishte e hospitalizuar, pranë saj nuk gjendje asnjë mjek apo infermier, shkruan Zëri. Në fotografinë që ka siguruar kjo gazetë e që nuk do ta publikojë për shkaqe etike, shihet në tokë trupi tashmë i formësuar i fetusit, mes një sasie të madhe të gjakut, si pasojë e abortit spontan. Në dhomë, pos pacientes që abortoi momentin kritik ishin të hospitalizuara edhe pesë paciente tjera. Ngjarja e rëndë që ka tmerruar pacientët që ishin në dhomë e që ka alarmuar pastaj Spitalin, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 4 maj 2015, në ora 20 e 30 minuta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë