Tjetër natë magjike në Champions NULL NULL 22.10.2025 23:01 22.10.2025 23:01 Foto: AP Është mbyllur xhiro e tretë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan nëntë takimet e të mërkurës. Spikatën fitoret e thella të Chelseat dhe Liverpoolit që mposhtën Ajaxin 5-1, respektivisht Frankfurtin 1-5. Derbin e mbrëmjes e fitoi Real Madridi 1-0 ndaj Juventusit të Edon Zhegrovës, i cili nuk e luajti asnjë minutë të lojës. Fitore shënuan edhe Bayerni që mposhti Club Bruggen 4-0, Galatasaray që mposhti 3-1 Bodo Glimtin, Bilbao që dominoi 3-1 ndaj Qarabag dhe Sporting që fitoi me përmbysje ndaj Marseille 2-1. Ndërsa dy sfidat që nuk dhuruan gola ishin Monaco 0-0 Tottenham dhe Atalanta 0-0 Slavia Praga. /Klankosova.tv