Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Titujt e gazetave botërore për tragjedinë e Parisit (FOTO)

NULL NULL
15.11.2015 09:00
Në gazetat franceze fjala “Horror”, ishte gati gjithkund, ndërsa e famshmja Le Parisien, për kryetitull kishte: “Këtë herë, është luftë”.

Grupi terrorist ISIS, i njohur po ashtu edhe si Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris, në atë që është cilësuar si terrori më i madh në Francë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, njofton Klan Kosova.

Sulmuesit që përdorën bomba vetëvrasëse dhe kallashnikovë, në disa sulme të shpërndara nëpër Paris, kanë vrarë 129 persona. Shumicën prej tyre në tetarin e famshëm Le Bataclan ku kishte një koncert të një rok grupi amerikan.

Përveç të vrarëve, të lënduar kanë mbetur 352 persona, 99 prej tyre në gjendje shumë të rëndë.

Tetë terroristët që kryen sulmet kanë vdekur – shtatë nga ta duke mbytur vetën me eksploziv – ndërsa njëri është vrarë nga policia franceze.

Kjo ngjarje është shndërruar në lajm global.

KlanKosova.tv iu sjellë titujt e disa nga prej gazetave më të mëdha botërore, për ngjarjen e së premtes.

The New York Times The Washington Post Los Angeles Times The Boston Global Tampa Bay Games  New York PostSun Times  Daily News  The Times BILD LIBERATION

Në gazetat franceze fjala “Horror”, ishte gati gjithkund, ndërsa e famshmja Le Parisien, për kryetitull kishte: “Këtë herë, është luftë”.

 

Gazetat Franeze

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.