Tiranë, vetura “fluturon” në trotuar, përplaset me 3 automjete të parkuara NULL NULL 15.07.2016 11:42 15.07.2016 11:42 Një aksident automobilistik ku janë përfshirë 4 automjete ka ndodhur në rrugën “Beqir Luga” në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 minuta. Automjeti me targë TR1592J, me drejtues të paidentifikuar, ka humbur drejtimin e mjetit dhe më pas ka “fluturuar” në trotuar, ndërsa është përplasur edhe më 3 automjete të tjera të parkuara me targa AA831FP, TR3574K, AA393JZ. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit të aksidentuar dhe 2 pasagjerë që po udhëtonin me të. Të plagosurit u dërguan në QSUT ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë (VIDEO) 07/07/2025
Kosova Hoxha: Kur u konstatua vdekja e tij, qytetari kishte pranga, pres hetim gjithëpërfshirës (VIDEO) 07/07/2025