Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiranë: Vëllau vret vëllanë për çështje prone

NULL NULL
02.06.2016 17:25

Një krim i rëndë në familje është verifikuar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Alliasit të kryeqytetit, ku, sipas burimeve policore, vëllau ka vrarë vëllanë.

Me të marrë lajmin uniformat blu janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë bërë dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Ata kanë rezultuar shtetasit Afrim Kallari, i cili ka vrarë me çifte të vëllain E. Kallari. Nga hetimet paraprake dyshohet që krime të ketë në sfond një konflikt pronësie, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

Burimet shtojnë më tej se Afrim Kallari është arrestuar nga agjentët e antikrimit dhe është shoqëruar për në komisariatin numër 5.

Nga përplasja mes dy vëllezërve dyshohet se ka mbetur e plagosur edhe nëna e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.