Tiranë: Prangoset 49-vjeçari që kultivoi bimë narkotike në Kosovë NULL NULL 24.10.2025 09:20 24.10.2025 09:20 Foto nga Policia e Shqipërisë Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte një 49-vjeçar, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në Kosovë. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 69”, është arrestuar Oltion Shehu, 49 vjeç, i lindur në Tepelenë, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”. Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.