Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘’Tirana’’ nderon këngëtarin Gjon Muharremaj

NULL NULL
01.06.2021 19:56

Gjon Muharremaj po vazhdon vizitën e tij në Shqipëri.

Emri i njohur tashmë për tregun muzikor si ‘’Gjon’s Tears’’, u nderua dje nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, njofton Klan Kosova.

“Ti je një shqiptar i mirë, dua që të jesh një shembull edhe për djemtë dhe vajzat e tjerë”, u shpreh Veliaj, teksa e shpërndau edhe videon në rrjetin social facebook.

Këngëtari me prejardhje nga Suhareka, së fundmi mori pjesë në Eurovision, duke e përfaqësuar shtetin e Zvicrës, vendi ku ka lindur dhe është rritur.

Ai  me këngën ‘’Tout l’Univers’’, zuri vendin e tretë në festival.

lajme të ngjashme