Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tirana kujton Konushevcin

NULL NULL
08.05.2015 08:50
Sot , në Tiranë mbahet akademi përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së gjeneral Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës.

Nën përkujdesjen e zyrës së kryeministrit të Kosovës, sot në Tiranë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Tiranë, mbahet akademi përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së gjeneral Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës.

Kurse, homazhet pranë varrit të Ilirit bëhen pas përfundimit të akademisë në varrezat e Sharrës, pranë varrit të dëshmorit.

Me këtë është paralajmëruar se në akademi do të marrin pjesë përfaqësues të jetës politike dhe ushtarake nga Kosova dhe Shqipëria. Konushevci dhe Mala që u vranë në pritë në Qafë Mali, teksa transportonin me kamion armë për UÇK-në.

Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dheHakif Zejnullahut.

Ata kishin filluar fillet e para të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por edhe në zona të tjera të Kosovës.

Konushevci u vra më 9 maj 1998 në një pritë të organizuar bashkë me mjekun nga Tropoja Hazir Mala.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.