Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tina Turner flet për herë të parë për vetëvrasjen e djalit

NULL NULL
20.10.2018 20:00

Tina Turner më në fund foli për vetëvrasjen e Craig Turner, djalit të saj.

Fituesja e çmimit Grammy tha të premten se ajo nuk mund të kuptojë akoma se çfarë e detyroi djalin e saj për të bërë vetëvrasje, sepse ai kishte shumë gjëra dhe kishte gjetur dashurinë, transmeton Klan Kosova.

‘Unë ende nuk e di çfarë e shtyu atë sepse atë në atë fazë ai më kishte thënë se kurrë më parë nuk kishte takuar një grua që e donte. Ai e solli të takohej me mua për ditëlindjen e tij në gusht. Ai e kishte dekoruar banesën e tij që e bleva vite më parë. U punësua në një kompani të shquar në Kaliforni dhe ishte shumë i lumtur me të’, tha ajo.

Në kohën e vdekjes, Zyra e Ekzaminuesit të Mjekësisë në Los Angeles tha për Fox Neës se Craig Turner vdiq nga një plagë në shtëpinë e tij në Kalifornia. Ai ishte 59-vjeçar.

Pavarësisht nga vdekja e tij e papritur, Turner tha se synon të “jetë rreth e rrotull për një kohë”.

 

 

lajme të ngjashme