TikTok gjobitet me 345 milionë euro për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve NULL NULL 15.09.2023 15:23 15.09.2023 15:23 TikTok-u është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të BE-së për të dhënat gjatë menaxhimit të llogarive të fëmijëve, duke përfshirë dështimin për të mbrojtur përmbajtjen e përdoruesve të mitur nga publiku. Mbikëqyrësi i të dhënave i Irlandës, i cili rregullon TikTok-un në të gjithë BE-në, tha se kompania kineze kishte kryer shkelje të shumta të rregullave të mbrojtjes së të dhënave, raporton Guardian, transmeton Klan Kosova. U zbulua se TikTok kishte shkelur rregullat e mbrojtjes së të dhënave duke vendosur cilësimet e parazgjedhura të llogarisë së përdoruesve të fëmijëve në “publike”, d.m.th duke aktivizuar opsionet e komenteve publike, duke mos kontrolluar nëse llogaritë e fëmijëve janë të lidhura me llogaritë e prindërve të tyre dhe duke mos marrë parasysh rreziqet për përdoruesit nën 13 vjeç. Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave tha se përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç u drejtuan përmes një procesi regjistrimi në TikTok që çoi në publikimin e llogarive të tyre, që do të thotë se çdokush mund t’i shikojë dhe komentojë mbi to. Gjithashtu, opsioni i “lidhjes së familjes”, i cili i jep një të rrituri kontroll mbi cilësimet e llogarisë së fëmijës, nuk kontrollonte nëse ai i rritur ishte prind apo kujdestar. DPC vendosi që TikToku, i cili caktoi moshën minimale të përdoruesit në 13 vjeç, nuk mori parasysh rrezikun për përdoruesit e mitur që hyjnë në platformë.