Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiger Woods thotë se pas aksidentit, më nuk do të luajë golf me kohë të plotë

NULL NULL
30.11.2021 19:34

Tiger Woods po tregohet i sinqertë për të ardhmen e karrierës së tij në golf.

Në fillim të këtij viti, 45-vjeçari u përfshi në një aksident me veturë, pas së cilit i është dashur t’i nënshtrohej një operacioni dhe shërimi të gjatë.

Në intervistën e tij të parë që nga aksidenti, Tiger i tha Golf Digest se si mendoi që kjo do të ndikojë në karrierën e tij tutje.

“Mendoj se diçka që është realiste për t’u menduar është të luaj në turne një ditë – por asnjëherë me kohë të plotë, kurrë më – por zgjidh dhe vendos, ashtu si bëri z. [Ben] Hogan. Zgjidh dhe vendos disa ngjarje në vit dhe do të luaj kështu,” tha ai për median. Ben Hogan ishte lojtar profesionist golfi do tëi cili

Tiger pësoi fraktura në kocka në përplasjen me makinë, duke rezultuar në lëndime të rëndësishme ortopedike.

 

lajme të ngjashme