Tifozi i Ballkanit e shikon ndeshjen nga kulmi i shtëpisë (FOTO) NULL NULL 28.04.2022 19:47 28.04.2022 19:47 Një gjë interesante u vërejt sot gjatë ndeshjes Ballkani – Drita. Njëri nga tifozët e ekipit nga Suhareka u pa tek e shikonte lojën nga kulmi i një shtëpie. Ballkani sot shënoi fitore me rezultat 3:2. Vendasit ishin në epërsi të dyfishtë me golat e Ilir Blakçorit dhe golit të Nazmi Gripshit. Por, myssfirët arritën që ta barazojnë rezultatin në 2:2, me golat e Almir Kryeziut dhe të Ardit Tahirit. E krejt në fund Ermal Krasniqi, e riktheu epërsinë në 3:2 për suharekasit. Fotografitë e siguruara nga gazetari i sportit në Klan Kosova, Naim Selmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.