Tifozi holandez puth gazetaren shqiptare që po bëhej gati për raportim (VIDEO) NULL NULL 24.05.2022 20:08 24.05.2022 20:08 Pak orë pas mbërritjes në Tiranë duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare. Gazetarja e Klan News në Shqipëri është hasur me një situatë të pazakontë pak përpara se të futej në raportim live, pasi një tifoz holandez i është afruar dhe e ka puthur në faqe. Më pas i njëjti i kërkoi që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata është pritur me humor nga gazetarja e cila megjithatë duket se u vu në siklet nga tifozi, shkruan tvklan.al. Nesër në Shqipëri luhet finalja e “Conference League” mes Romës së Italisë dhe Feyenoordit të Holandës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.