Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët e Arsenalit e thumbojnë Harry Kane-in, këndojnë emrin e Granit Xhakës (VIDEO)

NULL NULL
10.04.2024 15:08
Harry Kane e fiton çmimin "Këpuca e artë". golashënuesi më i mirë në Evropë

Tifozët e Arsenalit, e kanë thumbuar mbrëmë pas ndeshjes sulmuesin e Bayern Munchen, Harry Kane.

Ata brohoritën emrin e Granit Xhakës, kur ai ishte duke dhënë intervistë.

“Granit Xhaka është në krye të kampionatit”, këndonin ata dhe anglezi buzëqeshi për një çast teksa ishte duke folur.

Duket se “Topçinjve” nuk iu ka kaluar inati me sulmuesit shtatlartë.

Kjo pasi që 30-vjeçari disa vjet ishte futbollisti kryesor i Tottenham Hotspur, rival i Arsenalit.

Po ashtu Harry Kane, realizoi njërin nga golat për Bayern Munchen, ku ndeshja e parë çerekfinale me Arsenalin përfundoi 2:2.

Ndeshja e kthimit pritet të luhet në “Allianz Arena” pas një jave.

Granit Xhaka luajti për disa vjet edhe në Premier League me Arsenalin.

Xhaka ishte shndërruar në futbollistin kyç të skuadrës së “Topçinjve”.

Në këtë sezon, ai po shkëlqen tani me Bayer Levekusenin, ku është edhe shumë afër që ta fitojë titullin e parë të Bundesligas në historinë e klubit.

lajme të ngjashme