Tifozët duan që Ancelotti të qëndrojë NULL NULL 15.05.2015 15:39 15.05.2015 15:39 E ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti tek Real Madridi vazhdon të mbetet e paqartë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. Ekipi madrilen pritet që ta mbyllë sezonin 2014/2015 pas asnjë trofe. Pavarësisht kësaj, tifozët e Real Madridit duan që tekniku italian ta drejtojë ekipin edhe sezonin e ardhshëm. Sipas në sondazhi të bërë nga e përditshmja sportive madrilene AS, 63.2 për qind e tifozëve janë përkrah Ancelotti, kurse 26.8 për qind duan që italiani të largohet. Ancelotti ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2016, ndërkohë që emra si Rafa Benitez, Zinedine Zidane, Jurgen Klopp, janë përfolur si pasardhës të mundshëm të italianit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025