Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët do të lejohen në ndeshjet e basketbollit, pas më shumë se një viti

NULL NULL
11.08.2021 10:46

Federata e Basketbollit Kosovar ka njoftuar se do të lejohet prania e tifozëve në ndeshjet e basketbollit në FIBA European Challenger, deri në 15 për qind kapacitet.

Kjo garë zhvillohet në nivelin e moshave nën 16 vjeç, e cila luhet nga data 16 deri më 21 gusht, në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

FBK ka njoftuar se biletat do të jenë falas, ndërkohë tifozët duhet të mbajnë maska dhe t’i respektojnë udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.

lajme të ngjashme