Tifozët boshnjakë përleshen me policinë shqiptare (VIDEO) NULL NULL 19.07.2022 23:26 19.07.2022 23:26 Tirana ka pësuar humbje me rezultat minimal 0:1 nga ekipi boshnjak Zrinjski, në kuadër të Conference League. Pas ndeshjes së luajtur në “Air Albania”, pati skena kaotike jashtë këtij tempulli sportiv. Tifozët e ekipit nga Bosnja dhe Hercegovina, u përleshen me policinë shqiptare. Në pamje shihet se tifozët e sulmojnë policinë me karrige dhe sende të forta. Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës, për ta shpërndarë turmën. Organet e rendit i kanë shoqëruar po ashtu edhe disa tifozë në stacionin policor, shkruan Abcnews.al, përcjell Klankosova.tv Momentin e përleshjes mund ta shihni KÊTU