Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozëria shqiptare “kall” Dortmundin (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2024 14:29
shqiperia gjermani
Tifozëria shqiptare “kall” Dortmundin

Mbrëmjen e sotme, me fillim nga ora 21:00, Shqipëria do të nis fushatën e saj të Euro2024 kundër Italisë në Dortmund, Gjermani.

Ka kohë që biletat për këtë ndeshje janë shitur, dhe pritet që numri më i madh i tofizëve të jetë në anën e kuqezinjve, raporton Klankosova.tv.

Kjo po dëshmohet edhe nëpër rrugët e Dortmundit, ku shumë tifozë janë mbledhur e po vallëzojnë nën ritmet e daulleve e surleve.

Nga pamjet që ka kapur ekipi i Klan Kosova, aty shihen shqiptarë të të gjitha moshave, nga fëmijë e deri te të moshuar.

Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në kokë plisin, kurse ngjyrat kuq edhe zi në veshje nuk mungojnë pothuajse te asnjëri nga ta.

Mes flamurit kuqezi, vende-vende është parë edhe ai i Kosovës.

shqiperi dortmund kosova
Flamuri kombëtar, i Kosovës dhe ai “Autochtonous” në Dortmund, Gjermani, në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri për Euro2024. Foto: Klankosova.tv

Të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian 2024 mund t’i ndiqni në Klan Kosova dhe Artmotion. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.