Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë ndeshjen Kosovë-Shqipëri NULL NULL 10.11.2015 19:35 10.11.2015 19:35 Pasi të premten në Prishtinë do të përballen dy skuadra me futbollistë shqiptar, Tifozat Kuq e Zi kanë vendosur që të mos jenë pjesë e tifozerisë. Grupi i tifozëve të përfaqësueses shqiptare, Tifozat Kuq e Zi, kanë vendosur që të mos marrin pjesë në përballjen Kosovë – Shqipëri, që luhet në Prishtinë të premten. Arsye për këtë është se në fushë janë dy skuadra me futbollistë shqiptar. Por ky grupim i tifozëve kanë thënë që do të festojnë bashkë me të gjithë shqiptarët në Prishtinë. “Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do te jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë. Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozave Kuq e Zi ka qenë që Shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare, dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë, dhe për këtë arsye, të Premten nuk do të jemi prezent si grupim në Stadionin e Prishtinës, por që sigurisht që do të jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe. Që nga themelimi dhe deri më sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrat shqiptare në Evropë. Por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra me futbollistë shqiptarë. Dhe me gjithë dëshirën që të jemi prezent, nuk do të mundemi të jemi aty. Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje te gjithë Shqiptarëve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares në Prishtinë, dhe te festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne si grupim, do te jemi të pranishëm ne Prishtinë, dhe do të festojmë gjithë së bashku ketë arritje historike të Kombëtares tonë. Për fund, Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të besojnë se sot, më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë të përkrahim ekipet shqiptare të te gjitha trevave që luajnë dhe do të luajnë në arenën ndërkombëtare dhe të mos mbesin të izoluar. Sidoqoftë, në përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një. Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit. Gëzuar Shqiptarë! Gëzuar Shqipëri Etnike! Tifozat Kuq e Zi. O sa mirë me qenë Shqiptar!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 15 orë më parë