Thyssenkrupp ndërton fabrikën e çimentos në Kosovë NULL NULL 29.04.2022 20:16 29.04.2022 20:16 Kompania gjermane “Thyssenkrupp – Polysius”, që është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për inxhinierinë, ndërtimin dhe shërbimin e të gjitha impianteve dhe sistemeve industriale me përvojë 160-vjeçare, sjell eksperiencën e saj edhe në Kosovë me zhvillimin e projektit më të madh të prodhimit të çimentos në Kosovë. “Thyssenkrupp Industrial Solutions” nënshkroi marrëveshje me kompaninë “Wallingford International Kosovo LLC” për zhvillimin e projektit (EPC+CM – engeeniering, procurement, construction and construction managment) për ndërtimin e fabrikës së çimentos në komunën e Klinës. Për këtë qëllim, tre inxhinierët e kompanisë “Thysenkrup – Polysius” vizituan zonën, ku planifikohet të ndërtohet fabrika dhe u zotuan se do ta dizajnojnë në përputhje me standardet evropiane më të avancuara mjedisore dhe teknike, duke aplikuar inovacionet e fundit në mbrojtje të mjedisit në eliminim të emetimit të gazrave, pluhurit si dhe amortizimin e zhurmës, duke përdorur kombinimin në konsumin e energjisë përmes energjisë se gjelbër të rinovueshme. Ekspertët e “Thysenkrup” u deklaruan se janë shumë të lumtur që janë në Kosovë dhe që janë zhvillues të projektit. “Ne do të sjellim në Kosovë eksperiencën e kompanisë sonë, që e ka mbi 160 vjet, por edhe pajisjet dhe teknologjinë e fjalës së fundit. Ne do ta zhvillojmë këtë projekt nga kryerja e analizave, hulumtimeve fillestare deri te ndërtimi dhe lëshimi në punë, duke aplikuar inovacionet e fundit”, thanë ata. Implementimi i projektit do të hapë mundësi punësimi për më shumë se 500 punëtorë te specializuar dhe punëtorë të tjerë profesionalë, përveç kësaj edhe ndërlidhjen me punësim indirekt me aktivitetet e ndërlidhura me fabrikën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 39 minuta më parë
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 21 orë më parë