Thyhet pllaka përkujtimore e serbëve të vrarë në Grackë, Lipjan NULL NULL 02.09.2016 11:10 02.09.2016 11:10 Persona të panjohur gjatë natës së mbrëmshme kanë thyer pllakën përkujtimore për serbet e vrarë në fshatin Grackë e Vjetër, në afërsi të Lipjanit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova. Në pllakën përkujtimore, të vendosur në shkollën fillore “Vellezerit Aksic”, ishin emrat e viktimave serbe të vrarë në korrik të vitit 1999, gjatë ndërhyrjes së forcave të NATO-s. Përveç thyerjes së kësaj pllake përkujtimore në afërsi është vendosur edhe një mbishkrim “Hakmarrja”. Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic ka dënuar këtë akt. Muajin e kaluar vendin me pllakën përkujtimore e kishte vizituar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.