Thyejnë xhamin e veturës, vjedhin para dhe një pistoletë NULL NULL 20.06.2022 10:10 20.06.2022 10:10 Një person në Prizren ka raportuar në polici se të dyshuar deri më tani të panjohur e kishin thyer xhamin e veturës së tij dhe nga aty kanë vjedhur para dhe një pistoletë për të cilën ankuesi kishte leje përkatëse. Policia njofton se rasti po vazhdon të hetohet.