Thomas Muller pensionohet nga kombëtarja e Gjermanisë NULL NULL 10.07.2024 14:44 10.07.2024 14:44 Thomas Muller pensionohet nga kombëtarja e Gjermanisë Thomas Muller, i dha fund karrierës me kombëtaren e Gjermanisë. Kështu raporton gazeta e njohur Bild. “EURO 2024”, ishte ngjarja që Muller e djersiti fanellën e “pancerëve”. Por, 34-vjeçari do të vazhdojë të jetë aktiv në nivel të klubeve. Ai ka kontratë valide me Bayern Munchenin deri në vitin 2025. Thomas Muller, ishte pjesë tejet e rëndësishme e Gjermanisë. Muller zhvilloi 131 ndeshje, shënoi 45 gola dhe ishte një nga më meritorët kur kombëtarja e tij fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.