Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Thikë pas shpine”, “i pabesë” – Tovërlani s’e kursen Brrutin që la Kosovën për Shqipërinë

NULL NULL
08.03.2025 17:57
FOTO: Kanal 10

Përzgjedhësi i Kosovës për U21, Afrim Tovërlani, e ka kritikuar ashpër Etnik Brrutin që la Kosovën për të përfaqësuar Shqipërinë.

Tovërlani për Kanal 10 e quajti të pabesë Bruttin dhe thikë pas shpine veprimin e tij.

“Çka me folë për njerëz të pabesë, që iu ke dhënë bukë, i ke promovu e në fund thikë mas shpine”, ka thënë Tovërlani.

“Të tillë ta lajnë xhenazen përmbi dhe janë të pabesë. Këta janë ata që hynë në zhveshtore me këngën ‘Mora fjalë’ e këngë të Zahirit, e thirren në tokën e fanellën dardane”.

lajme të ngjashme