Thiago Silva kthehet në klubin e fëmijërisë, Fluminense NULL NULL 07.05.2024 16:37 07.05.2024 16:37 Thiago Silva prezantohet te klubi i tij i fëmijërisë, Fluminense. Foto: Fluminense FC / X Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli përmes radhëve të akademisë në fund të ’90-ave, para se të bënte 143 paraqitje për klubin mes 2006 dhe 2009. “Sërish në shtëpi, Thiago Silva. Monstra u kthye”, shkroi klubi në X. Home again, @tsilva3! #TheMonsterIsBack #OMonstroVoltou pic.twitter.com/tGD5b5RwYe — Fluminense F.C. (@FluminenseFC) May 7, 2024 Kthimi i Silvas në vendlindje vjen pas disa trofeve në karrierën e tij 15-vjeçare në Evropë me AC Milan, Paris Saint-Germain dhe, së fundmi me Chelsean. Ish-kapiteni i Brazilit do të paraqitet për “Blutë” për herë të fundit më 19 maj kundër Bournemouthit, e cila pritet të jetë një pasdite emocionale në Stamford Bridge. Silva do të shpresojë t’i japë fund pritjes 12-vjeçare të Fluminenses për titull të ligës. /Klankosova.tv