Theu “arrestin shtëpiak”, arrestohet 30-vjeçari në Bulqizë NULL NULL 06.03.2025 11:12 06.03.2025 11:12 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Një 30-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje në Bulqizë, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Policia ka bërë të ditur se ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, raporton TCh. “Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Gjatë kontrolleve të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, nga shtetasit e akuzuar për vepra penale të ndryshme, është konstatuar se shtetasi J. B., 30 vjeç, banues në Bulqizë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, nuk ishte në banesë”. “Menjëherë kanë nisur kontrollet për lokalizimin e tij, dhe si rezultat i tyre janë mundësuar kapja dhe vënia në pranga e 30-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit. Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.