Therje me thikë në Kamenicë NULL NULL 19.09.2017 09:20 19.09.2017 09:20 Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, pasi i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull, njofton Klan Kosova. Viktima është dërguar për tretman në spitalin e Gjilanit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.