Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret me thikë një person te Santea në Prishtinë

NULL NULL
08.02.2026 09:27

Policia ka bërë të ditur se një person është therur me thikë te Santea në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia./Klankosova.tv

lajme të ngjashme