Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati NULL NULL 06.04.2025 08:49 06.04.2025 08:49 Mbrëmë në Prishtinë një person është therur me thikë. Siç bën të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari gjendet në arrati. Ndërkaq, viktima ka pësuar lëndime të rënda. “05.04.2025 – 21:41. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, njofton policia. / Klankosova.tv