Theret me thikë një person në Drenas NULL NULL 10.11.2025 08:31 10.11.2025 08:31 Foto ilustruese Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë në fshatin Korroticë të Poshtme të Drenasit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.