Theret me thikë një i mitur në Durrës, arrestohet në flagrancë 14-vjeçari NULL NULL 26.11.2025 08:44 26.11.2025 08:44 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë. Një 14-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi theri me thikë një 15-vjeçar. Sipas Policisë, akti ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta, transmeton Klankosova.tv. Viktima ka pësuar lëndime të rënda, edhe i njëjti aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve. Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 14 vjeçarit, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.