Theret me thikë një 33-vjeçar në Fier NULL NULL 18.11.2025 22:46 18.11.2025 22:46 Është therur me thikë një person në lagjen “15 Tetori” në Fier. Policia ka bërë të ditur se i theruri me thikë është i moshës 33-vjeçare dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”. “Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al