Theret me thikë babai i Lamine Yamal, policia arreston disa persona NULL NULL 15.08.2024 11:08 15.08.2024 11:08 Babai i futbollistit 17-vjeçar spanjoll, Lamine Yamal raportohet se është goditur disa herë me thikë. Mounir Nasraoui u dërgua në spital pasi u sulmua në një parking në Mataro, afër Barcelonës, raporton gazeta spanjolle La Vanguardia. Gjendja e tij thuhet të jetë serioze, por e qëndrueshme, tha gazeta, duke cituar burime zyrtare, por të paidentifikuara, transmeton Klankosova.tv. Sipas kësaj gazete, lidhur me rastin janë arrestuar disa persona. Një raport i mëvonshëm në faqen sportive Relevo, duke cituar gjithashtu burime zyrtare, tha se Nasraoui ishte liruar nga spitali. Yamal – lojtari më i ri i Spanjës ndonjëherë, ishte pjesë e ekipit të Euro 24 që mundi Anglinë në finalen e Berlinit muajin e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.