Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theren dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”

NULL NULL
23.05.2024 22:39
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv

Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.

“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti, njofton Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në tualetet e palestrës “Minatori”, pas mbarimit të finales që u luajt në mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.