Therë me thikë gruan e tij NULL NULL 24.06.2015 16:37 24.06.2015 16:37 Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçar pasi ka qëlluar me thikë bashkëshorten Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e çiftit, ku fillimisht palët janë konfliktuar me fjalë e më pas situata ke degjeneruar në përleshje fizike. Reshat Lela banues në Tiranë, e ka dhunuar fizikisht gruan e tij 14 vjet më të madhe në moshë dhe më pas e ka qëlluar me thikë. E plagosura, Gj. Lela 57 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumave prej plagës së marrë në trup. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, 57-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq grupi hetimor ka marrë në pyetje të dëmtuarën. Gj. Lela, ka treguar gjithçka që ka ngjarë në banesë. Pas marrjes së dëshmisë policia ka vënë në pranga dhunuesin. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë,transmeton Shekulli.al