Temperaturat e larta, Themelorja në Prishtinë redukton orarin e punës NULL NULL 30.06.2025 13:06 30.06.2025 13:06 Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur zbatimin e një orari të përkohshëm të punës si pasojë e kushteve të vështira në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit në objekt. Që nga dita e sotme orari i punës reduktohet nga ora 08:00 deri në ora 14:00. Shërbimet administrative do të vazhdojnë të jenë funksionale edhe pas orës 14:00, por me staf të kufizuar dhe sipas rotacionit të përcaktuar, njofton Klankosova.tv. “Seancat gjyqësore të cilat janë të caktuara pas orës 14.00, do të zhvillohen sipas orarit të paraparë, përveç rasteve kur gjyqtari i rastit apo trupi gjykues vlerëson se kushtet e punës nuk e lejojnë mbajtjen e tyre. Stafi i Gjykatës Themelorë në Prishtinë, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje kronike lirohen nga puna nga ora 12.00. Këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar zgjatjen apo ndryshimin e tyre, varësisht nga zhvillimet klimatike dhe vlerësimet e menaxhmentit të gjykatës. Masat e aplikuara do të zgjasin deri më datë 25.07.2025, me mundësi rishikimi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) 10 minuta më parë