Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Themelorja hedh poshtë kallëzimin penal të Kusarit ndaj Llugaliut

NULL NULL
01.07.2025 15:50

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të saj ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online.

Ajo shprehet megjithatë se ka të drejtë të bëjë ankesë në Prokurorinë e Apelit, ndërsa ndan në llogarinë e saj edhe gjetjet e Themelores në këtë rast, transmeton klankosova.tv.

”Sapo u njoftova nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj mbështetësit të VV-së dhe të dyshuarin Mentor Llugaliu është hedhur poshtë.

Në deklaratën e tij pranë organeve të ndjekjes, Llugaliu ka deklaru që në 101 postimet ku e përmend ‘Mickojen’ nuk e ka pasur fjalën për mua dhe se ka bërë humor.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka gjetur që nuk ka ngacmim, ndër të tjera sepse:

  1. Llugaliu nuk më ka kontaktuar direkt (nuk më ka ngacmuar me kontakt direkt)
  2. 101 postimet e Llugaliut janë kritikë për çështje profesionale ndaj meje dhe nuk janë kërcënim fizik apo frikësim i qëllimshëm
  3. Statusat janë fyerje dhe shpifje dhe duhet të ndjeket peocedurë civile

Unë kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re. Hezitimin e kam pasë të bazuar.

Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.