Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thellohet misteri i Piramidave të Egjiptit

NULL NULL
02.11.2017 13:43

Misteri i Piramidave të Egjiptit është thelluar pas zbulimeve të fundit nga shkencëtarët japonez dhe francez.

Ata kanë gjetur një hapësirë të zbrazët gjigante tek monumenti Khufu apo Chepos në Egjipt dhe kanë bërë të ditur zbulimin e tyre pas dy vjetësh studimi në kompleksin e piramidave.

Teknika që kanë përdorë quhet muografi, përmes së cilës ndjehen ndryshimet e densitetit brenda strukturave të mëdha prej gurësh.

Piramida Madhështore është ndërtuar gjatë kohës së sundimit të Faraonit Khufu, rreth 2509-2483 para erës sonë.

Në një lartësi prej 140 metrash kjo është piramida më e madhe egjiptiane në Giza.

Khufu përmban tre dhoma të mëdha të brendshme dhe një seri të kalimeve, ndërsa më madhështorja është Galeria e Madhe, 47 metra e gjatë dhe 8 metra e lartë.

Hapësira boshe e identifikuar së fundmi gjendet direkt mbi këtë galeri dhe ka përmasa të ngjashme.

“Ne nuk e dimë nëse ky boshllëk i madh është horizontal ose i pjerrët, ne nuk e dimë nëse ky boshllëk është bërë nga një strukturë apo disa struktura të njëpasnjëshme”, shpjegoi Mehdi Tayoubi nga Instituti HIP, Paris.

“Ajo për çka ne jemi të sigurt është se ky boshllëk i madh është atje, është mbresëlënës dhe se nuk është parashikuar në asnjë nga teoritë për piramidat” shtoi Tayoubi./klankosova.tv/

Diagram of pyramid interior

Grand GalleryMuon detectos

lajme të ngjashme